Krasniqi për Hamzën: Është patriot që e mban fjalën

Aktuale

Krasniqi për Hamzën: Është patriot që e mban fjalën

Më: 30 janar 2025 Në ora: 19:06
Memli Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur tubimin zgjedhor në Mitrovicë.

Në mesin e folësve ishte edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Ai para pjesëmarrëve tha se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën.

“Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit. Qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha ai.

“Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, theksoi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat