Çka ndodhë nëse Kushtrim Kokalla si pjesëtar i FSK-së, nuk shpallet fajtor nga gjykata?

Aktuale

Çka ndodhë nëse Kushtrim Kokalla si pjesëtar i FSK-së, nuk shpallet fajtor nga gjykata?

Më: 30 janar 2025 Në ora: 20:37
Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli

“Punoj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”

Kështu u përgjigj para trupit gjykues Kushtrim Kokalla kur u pyet se çka punon në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai tha se është ende pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës pavarësisht që këtu doli në cilësinë e të akuzuarit.

Kokalla është në mesin e personave që akuzohet për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se Kushtrim Kokalla është i pezulluar nga detyra.

“Me vendim të autoritetit përkatës ashtu siç parashihet me dispozitat e Rregullores (MM) nr 09/2023 për Kodin Disiplinor të FSK-së, Z. Kushtrim Kokalla është pezulluar (suspenduar) pa pagesë deri në vendimin e Gjykatës”, thuhet nga Ministria e Mbrotjes

Ish – ushtaraku, Afrim Veseli thotë se nëse Kokalla del fajtor me aktvendim të gjykatës atëherë e humb të drejtën e punës në këtë institucion.

Veseli tregon edhe procedurat ligjore të Forcës së Sigurisë së Kosovës nëse një pjesëtar i tyre del i pafajshëm.

Kushtrim Kokalla është i akuzuar për  marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat