Fatmir Limaj: Për katër vjet të harruar, pa projekte – arroganca e qeverisë ka stagnuar zhvillimin e Kaçanikut

Aktuale

Fatmir Limaj: Për katër vjet të harruar, pa projekte – arroganca e qeverisë ka stagnuar zhvillimin e Kaçanikut

Më: 30 janar 2025 Në ora: 20:57
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar ka vizituar Kaçanikun.

I pari i Nismës tha se qytetarët e Kaçanikut kanë qenë të harruar për katër vjet.

“Të harruar për katër vjet, pa as edhe një projekt, arroganca e qeverisë ka bërë që edhe Kaçaniku të stagnojë në zhvillim dhe avancim.

Kudo që shkojmë, mbështetja qytetare është ajo që na bën edhe më shumë përgjegjës për ta kthyer vendin drejt zhvillimit dhe avancimit, drejt rrugës së NATO-s dhe pavarësisë energjetike”, u shpreh Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat