Kraki sqaron deklaratën e Gërvallës për Haradinajn

Aktuale

Kraki sqaron deklaratën e Gërvallës për Haradinajn

Më: 30 janar 2025 Në ora: 22:09
Nezir Kraki

Anëtari i partisë Guxo, Nezir Kraki, ka thënë se deklarata e Donika Gërvalles, si kryetare e kësaj partie në një tubim elektoral në Deçan nuk kishte për qëllim të mohonte kontributin e Ramush Haradinaj gjatë luftës.

Ai ka thënë se Gërvalla duke folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO ka folur se anëtarësimi ndodhë si shtet dhe se ushtria futet me gjeneralët actual dhe jo nga gradat e të kalaruarës.

Kraki në “Këndin e Debatit” tha se edhe kryeministri Kurti atë ditë ka kujtuar kontributin e familjes Haradinaj.

“Nuk mund ta akuzojë unë Ramush Haradinajn për gjeneral të vetëshpallur. Nuk mendoj që zonja Gërvalla e ka pas personalisht me z.Haradinaj për gradën e tij. Zonja Gërvalla asnjëherë nuk e ka mohuar sakrificën e kontributin e z.Haradinaj dhe familjes Haradinaj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se, Gërvalla, në një tubim të VV-së në Deçan, ndër të tjerash e ka quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

“Heroi i Qakorrit, Kosova në NATO nuk hyn me gjeneral të vetëshpallur”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat