Kraki: Po ta dëgjonim opozitën me kërkesat për koordinim, Radoiçiqi sot do ta kontrollonte veriun

Aktuale

Kraki: Po ta dëgjonim opozitën me kërkesat për koordinim, Radoiçiqi sot do ta kontrollonte veriun

Më: 30 janar 2025 Në ora: 23:08
Nezir Kraki

Kandidati për deputet në Listën e Vetëvendosjes nga partia Guxo, Nezir Kraki, ka thënë se vizoni i tyre është për një shtet funksional dhe me sovranitet.

Ai duke folur për veprimet e Qeverisë Kurti në veri dhe kërkesat e opozitës aktuale për koordinim, ka thënë se kanë qenë të gabuara.

Kraki në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se po të dëgjohej opozita me ato kërkesa për koordinim, Radoiçiq dhe grupi i tij sot do të kontrollonin veriun e vendit.

“Koordinimi në kuptimin e opozitës së tashme, po ta kishim dëgjua opozitën në ato kërkesat për koordinim të vazhdueshëm, sot do t’i kishim ata kamionët mbi urë dhe do ta kishim pas Radoiçiqin me të vetit si kontrollues dhe zot të një pjesë të madhe të Kosovës. Ai vizion është anti-Kosovë me ose pa dashje qon ujë në mullirin e Serbisë, interesave pan serbe në Ballkan ,dhe atë vizion është turp me ja propozuar njerëzve të këtij vendi”, ka thënë Kraki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat