Uran Ismaili, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qeverisjen 4-vjeçare pa pengesa për të bërë reforma duke i kaluar ligjet, ndërsa erdhi në situatë ku bazament të fushatës e ka ofendimin, e jo programin.
Ai ka thënë në “Pressing”, se nuk i intereson si etiketohet nga pushteti, pasi thotë se dihet puna e tij në qeveri.
“Unë nuk e zë të madhe çfarë thotë e si më etiketon sepse unë e di figurën time edhe punnë time që e kam pasur në qeveri. Ka qenë jashtëzakonisht më e suksesshme se i këtyre që i kanë fitu ka 51%, e ne kemi punu në Qeveri që po rrëzohet sot po rrëzohet nesër, është dasht me punu me një dinamikë krejt tjetër. Këta kanë pasur lluks si thotë populli, por ato lluks e kanë kthy në lluks personal”.
“Me pas një mundësi me kriju plane 4-vjeçare, e me pas një shumicë që i kalon shumicën e ligjeve edhe eme ardh me një situatë ku bazamenti i fushatës tënde nuk është programi, po etiketimi e ofendimi”, ka thënë ai.