Mblidhet Qeveria e Kosovës, merren këto vendime

Aktuale

Mblidhet Qeveria e Kosovës, merren këto vendime

Më: 31 janar 2025 Në ora: 09:25 Përditësuar në ora: 10:56 më 31.01.2025
Foto ilustrim

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se janë duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të plotë të qeverisjes, ku edhe kanë marr mbi 2000 mijë vendime, që nga fillimi i mandatit.

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ushtrinë tonë po e rrisim e po e forcojmë, më shumë buxhet, dinjitet e kushte po i shtohen FSK-së. Sot në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë hapësirën në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarë”, tha ai.

Gjatë mbledhjes janë marrë edhe disa vendime tjera.

Kosova ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin pelestines në Gaza.

Kryeministri Albin Kurti se mirëpresin marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gaza dhe bëri thirrje që ky armpushim të shfryëzohet për arritjen e paqes së qëndrushme atje.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore prej 525 mijë euro për KQZ-në për realzimin e projektit për teknologji të numrimit në qendrat komuanle të numrimit dhe në Qendrën e Numrit dhe e rezultateve.

​Kurti: Shëndetësia dhe ushtria kanë qenë fokus i politikave tona në këto katër vjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shëndetësinë dhe fuqizimin e ushtrisë i ka pasur fokus të veçantë në mandatin e tij katërvjeçarë.

Kurti në adresimin e tij para mbledhjes së qeverisë të premten, tha se Kosova ka nevojë për një shëndetësi që është në shërbim të qytetarit dhe mjekë që punojnë me devotshmëri dhe përkushtim.

Për këtë arsye ai tha se do të ndajnë 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025.

“Në këtë mandat shëndetësia veçanërisht mjekët si profesion fisnik kanë qenë në fokus të politikave tona. Kemi nevojë për një shëndetësi që është në shërbim të qytetarit e mjekë që punojnë me devotshmëri dhe përkushtim. Përkrahjen tonë të pa rezervë po e vijojmë me shqyrtimin e kërkesës për pagesë të 224 specializantëve me vetëfinancim me vlerë 2.3 milionë euro për periudhën 1 janar-31 dhjetor të këtij viti. Mjekë tanë janë bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Për Luginën nuk mjafton rritja e buxhetit me nga 1 milion euro vit pas viti, por po përkujdesemi që kategori dhe profesione të ndryshme ti përkrahim sipas mundësive dhe nevojës”, tha ai.

Krahas kësaj, ai tha se ushtrinë po e rrisin dhe fuqizojnë çdo ditë, duke ofruar kushte, buxhet dhe armatim.

Ai tha se tani e tutje FSK-ja do të shfrytëzojë një hapësirë prej 100 hektarëve në Batllavë të Podujevës.

“Ushtrinë tonë po e rrisim dhe fuqizojmë. Më shumë dinjitet, kushte, buxhet dhe armatim po i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ditën e ditëlindjes së heroit tonë Zahir Pajaziti kemi bërë pranim-dorëzimin e aeroportit të Dumoshit, ndërkaq sot në datën e rënies së tij do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim të hapësirës në Batllavë. Për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes do të shfrytëzojmë pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës me sipërfaqe prej 100 hektarësh”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Kurti përshëndeti arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, ku tha se do të ndajnë 500 mijë euro për ndihmë në atë zonë.

“Si qeveri e përshëndesim marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gaza si rezultat i së cilës faza e parë në këtë marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së dërgimit të ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim qeveria, Kosova do të ndajë 500 mijë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza”, theksoi Kurti.

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Sot do mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovë, ku në rend dite janë disa pika.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Propozim vendimit për aprovimin e Listës së Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik (MFPT), shqyrtimi i Draftit të Planit Kombëtar për Zhvillim për vitet 2025-2027 (ZKM), shqyrtimi i Propozim vendimit për aprovimin e ndryshimeve në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për t'i përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak (MFPT).

Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarje të mjeteve buxhetore, për realizimin e “Projektit për Teknologji të Numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve” (MFPT), shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndihmat humanitare në Gaza (MFPT), shqyrtimi i Propozim vendimit për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MEPT), shqyrtimi i Propozim vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë Zahaq, Segmenti Dollc Ramun (MMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt” (MMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R 118 Mushtisht Shtërpcë (AMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI Lipjan (MMPH), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim (MSh).

Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë (MMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI-Lipjan (MMPHI), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim (MSh), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të tridhjetë (30) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi (MSh), shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MM) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënim të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë (ZKM).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat