Avokati Gazmend Halilaj ka rikujtuar atentatin e rëndë që i ishte bërë disa vite më parë, gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte në pushtet. Në një postim në Facebook, Halilaj ndau pamje nga momenti dramatik kur u sulmua me armë pranë banesës së tij, duke e përshkruar atë si një betejë për mbijetesë.
"Miq: në kohën e Hashimit, kam luftuar për një sekondë jetë. Derisa shumë të tjerë nuk arritën të mbijetojnë!", shkroi Halilaj në statusin e tij, duke lënë të kuptohet një lidhje mes kohës kur ka ndodhur atentati dhe zhvillimeve politike të asaj periudhe.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/January/31/auto_Bildschirmfoto_2025-01-31_um_11.38.271738321053.png)
Pamjet e sigurisë tregojnë makinën e tij të dëmtuar nga të shtënat dhe momentin kur ai përpiqet t’i shpëtojë agresorit, ndërsa një tjetër foto tregon shenja gjaku në vendin e ngjarjes.