Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Dënimet për të tjerët shpallen pas përfundimit të procedurave

Aktuale

Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Dënimet për të tjerët shpallen pas përfundimit të procedurave

Më: 31 janar 2025 Në ora: 14:02
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt

Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ka dhënë një deklaratë pas seancës së sotme për vrasjen e të ndjerës.

Ai ka shpjeguar se dënimet për të akuzuarit mund të shpallen vetëm nëse ata pranojnë fajësinë në një fazë të hershme të procesit.

“Proceduralisht, dënimet mund të shpallen vetëm nëse pranohet fajësia në një fazë më të hershme”.

Përndryshe, shpallja e dënimeve mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të procedurave, pas dhënies së mbrojtjes dhe fjalës përfundimtare”, tha  Syla, në emisionin “Kosova Today”.

Ai ka shtuar se aktgjykimet do të jepen për secilin akuzë, dhe ndoshta për disa akuza si moslajmërimi i veprës ose posedimi i armës, mund të pranohet fajësia në ndonjë fazë më të hershme të procesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat