Lajmi i mirë, ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Aktuale

Lajmi i mirë, ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Më: 31 janar 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë.

Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka njoftuar ministri.

Tutje, ministri ka shkruar se ” faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat