Hamza zotohet se do t’i mbështesë prodhuesit vendor

Aktuale

Hamza zotohet se do t’i mbështesë prodhuesit vendor

Më: 31 janar 2025 Në ora: 17:30
Bedri Hamza

Në vazhdën e takimeve me bizneset kosovare, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza zhvilloi një të tillë edhe sot.

Kësaj radhe cak i takimeve ishte Gjakova.

Hamza u shpreh se do t’i mbështesë prodhuesit vendor.

“I gjeni kudo produktet e freskëta të tyre, por unë sot erdha në Gjakovë për ta parë nga afër përkushtimin e punëtorëve për rritjen e zogjve. Industria e mishit të zogjve, pulave dhe vezëve ndikon drejtpërdrejtë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit dhe krijon vende pune për qindra familje. Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë!”, ka shkruar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat