Halil Geci: Vuçiq ndërtoi karrierën e tij politike në emër të Kosovës, duke bashkëpunuar me tradhtarët shqiptarë!

Aktuale

Halil Geci: Vuçiq ndërtoi karrierën e tij politike në emër të Kosovës, duke bashkëpunuar me tradhtarët shqiptarë!

Nga: A.M. Më: 31 janar 2025 Në ora: 17:35
Halil Geci

Halil Geci, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar bashkëpunimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me disa politikanë e ish-udhëheqës të Kosovës.

Sipas tij, Vuçiq e ka ndërtuar karrierën e tij politike duke përmend Kosovën dhe duke bashkëpunuar me “tradhtarët shqiptarë”.

Krahas kësaj, Geci përmendi zhvillimet ndër vite në veri, ku theksoi tentativat per themelimin e Asociacionit, planet e Vuçiqit, politikat e ish-partive në pushtet, si dhe synimin për ndarjen e Kosovës.

Në këtë pikë, tha se qeveria Kurti rrëzoi këto përpjekje që dëmtonin Kosovën dhe punoi në shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Vuçiq ndërtoi karrierën e tij politike në emër të Kosovës, duke bashkëpunuar me tradhtarët shqiptarë

Vuçiq ka arritur të mbijetojë në politikë duke i mashtruar qytetarët dhe duke përdorur temën e Kosovës për të ruajtur pushtetin e tij. Ai ka deklaruar vazhdimisht se do të rikthejë Kosovën në gjendjen që ishte dikur.

Në veri të Mitrovicës, fillimisht mbështeti dhe armatosi rojet e urës, duke e trajtuar atë si një kufi, dhe më pas formoi Brigadën e Veriut, duke i armatosur ata dhe duke e vendosur në krye të saj Radoiçiqin, një individ pa autoritet të vërtetë, vetëm pse ishte i nënshtruar ndaj tij.

Komunat e veriut iu përgjigjen vetëm Serbisë, dhe Vuçiq krijoi një strukturë që ngjante me një shtet paralel, duke miratuar tradhëtinë e politikanëve shqiptarë.

Pas ngjarjeve të Bajskës dhe Ibër-Lepencit, situata ndryshoi, dhe në sytë e popullit serb, ai humbi komunat serbe, ndërkohë që Kosova i dorëzoi 11 individë nga lista serbe në Interpol, përfshirë Radoçiqin. Disa u vranë, disa u dorëzuan, ndërsa një pjesë tjetër u larguan.

Në periudhën kur Brigadat e Veriut kërkonin përballje dhe u thonin institucioneve kosovare të shkonin në veri, Vuçiq kontrollonte tërësisht këtë territor.

Ai i injoroi interesat e Kosovës, duke përfshirë veriun me ndërhyrje të vazhdueshme, ndërsa politikanët tradhtarë të PDK-së dhe LDK-së miratuan përfshirjen e territoreve shtesë për manastiret dhe formimin e ‘Zajednicës’. Ky proces, i mbështetur nga Vuçiq, krijoi një koloni të re serbe në veri.

Ky proces i avancuar nga Vuçiq dhe mbështetur nga politikanët tradhtarë të Kosovës, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, ka pasur si qëllim të thellojë ndarjen e Kosovës dhe të dëmtojë integritetin e saj.

Pas këtyre zhvillimeve, Kurti, duke kundërshtuar këto marrëveshje tradhtare, ndërmori veprime për të kundërshtuar këtë dorëzim të shtetit dhe arriti të rrisë sovranitetin e Kosovës në çdo cep të territorit të saj.

Ai rrëzoi përpjekjet e Vuçiqit, PDK-së dhe LDK-së për të krijuar një Serbi më të madhe me komunat e veriut dhe Zajednicën, duke realizuar një mrekulli politike. Por, Kosova ua minoi këto përpjekje.

Në këtë proces, Kurti dhe Qeveria e Kosovës kanë arritur të largojnë nga skena tradhtarët shqiptarë dhe të shtrijnë sovranitetin, gjithandej Kosovës, duke sfiduar ndikimin e Vuçiqit të Edi Ramës dhe tradhtarve të vendit.

“Po ashtu, Kurti po i jep goditje të fuqishme planeve të Serbisë dhe tradhtarëve të vendit, duke i dërguar me fishekzjarre nga politika dhe duke i çuar në pension Vuçiqin, së bashku me Edi Ramën dhe dy partitë motra, PDK dhe LDK.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat