Lahi Brahimaj tregon kur e takoi për herë të fundit Zahir Pajazitin

Aktuale

Lahi Brahimaj tregon kur e takoi për herë të fundit Zahir Pajazitin

Më: 31 janar 2025 Në ora: 18:20
Lahi Brahimaj

Sot është 28-vjetori i rënies së heroit Zahir Pajaziti.

Bashkëluftëtari i tij, Lahi Brahimaj në emisionin “DPT te Fidani”, ka rikujtuar takimin e tij të fundit që e kishte me Pajazitin.

Brahimaj thotë se takimi i fundit me Pajazitajn ishte në janar të vitit 1997, teksa shton se nuk ka njohur njeri më trim se ai.

“Prej ekzistencës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne kemi pasur takime të rregullta si shtab, ku pjesë e Shtabit të Përgjithshëm ka qenë edhe Zahiri e kam qenë edhe unë, pra kemi pasur takime të rregullta”.

“Por takimi im i fundit me Zahir Pajazaitin ka qenë në shtëpinë time, nga mesi i janarit të vitit 1997. Ka qenë kërkesë e Hasanit për t’i huazuar një pjesë të teknikës ushtarake për nj grup që donte ta formonte Zahiri në Ponoshec. Kemi biseduar, e kam dhënë teknikën që atyre ju duhej. Meqenëse ishim në zonën e Gjakovës, dhe zonën e Gjakovës e njihja më mirë se ata vendosa të shkoj në Ponoshec bashkë me Zahirin dhe Naitin. I kemi dërguar armët, dhe jemi kthyer për në Jabllanicë ku kemi qëndruar për një kohë për të pushuar tek unë në kullë. Pastaj janë nisur për në Prishtinë. Ai ishte takimi im i fundit me Zahirin. Nuk kam njohur një njeri më trim se Zahiri”, tha Brahimaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat