Lajçak e dorëzon zyrtarisht detyrën: Kosova e Serbia mund të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

Lajçak e dorëzon zyrtarisht detyrën: Kosova e Serbia mund të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit

Më: 31 janar 2025 Në ora: 20:00
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen.

Ai ka thënë se kjo ka qenë detyrë sfiduese, por pati mision shpërblyes me arritjen e marrëveshjes së Ohrit.

“Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen.

Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit” – ka shkruar ai.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat