Pozhari: Më shumë ka fituar Mark Zuckerberg prej LDK-së, sesa që do të fitojë ajo vota

Aktuale

Pozhari: Më shumë ka fituar Mark Zuckerberg prej LDK-së, sesa që do të fitojë ajo vota

Më: 31 janar 2025 Në ora: 23:33
Xhevdet Pozhari

Analisti, Xhevdet Pozhari, deklaron se edhe vetë LDK-ja e di se në këto zgjedhje nuk ka gjasa të dalë e para.

Pozhari thotë se as militanti më i flaktë i kësaj partia nuk ka deklaruar se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Elektorati i LDK-së kanë thënë se mund të jetë zotëri Abdixhiku kryeministër, por asnjëherë nuk kanë marrë guximin qoftë edhe militanti më i flaktë i LDK-së që të thotë duke dalë si partia e parë, ngase konsiderojnë atë se nëse zotëri Kurti do t’i kalojë 50% a mund apo jo që të iu vije radha të tjerëve që të bëjnë një koalicion më të gjerë për të qeverisur me vendin. Pra, pikëpyetje që shtrohet në opinion është: nëse Kurti siç është duke i kërkuar 500 mijë vota do ta arrijë cakun e tij? Apo, nëse këta të tjerët do ta kenë në dispozicion pas mundësinë për të bërë qeverinë. Edhe vetë LDK-ja e di se në këto zgjedhje nuk ka gjasa të dalë e para”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Madje, për këtë subjekt politik thotë se nga fushata përmes rrjeteve sociale më shumë ka fituar themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, sesa vetë partia.

“Sa i përket euforisë së fushatës që shfaqet kryesisht në rrjete sociale përmes transmetimit të tubimeve, mendoj se më shumë ka fituar Mark Zuckerberg prej LDK-së, sesa do të fitojë LDK-ja në vota. Ose, më shumë kanë fituar kompanitë turistike duke i bartë militantët me autobusë nga një qytet në tjetrin për të krijuar këtë frymë, sesa që do të zbërthehet në rezultate”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat