Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim në Gjakovë, shkruan "Bota sot".
Gjatë një postimi në Facebook, ai ka prezantuar disa nga projektet kryesore që do të realizohen, përfshirë ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, përfundimin e rrugëve strategjike, si dhe përmirësimin e transportit publik në Kosovë.
Njëkohësisht, ai ka bërë të ditur se do të eliminohet taksa doganore prej 10% për automjetet nga Bashkimi Evropian.
Postimi i plotë:
Nga Gjakova e punës dhe dijes, pushkës e shijes, e para gjithë Republikës zotohemi për:
fiilimin e ndërtimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës, me segmentin Gjakovë – Shkodër;
përfundimin e rrugës Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq dhe rrugës së Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun;
largimin e taksës doganore prej 10% për veturat nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin 10-vjeçar për veturat e importuara;
programin "Anembanë", transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.