Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë “ëndërr të parealizueshme” pushtetin.
Sipas Krasniqit, LVV po i mbush sallat me qytetarë nga Maqedonia e Veriut.
“Është një ëndërr e parealizueshme ajo sepse po e shihni me çfarë njerëz po i mbushin sallat, me njerëz të Maqedonisë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti si një “mashtrues” dhe një “përçarës” të shqiptarëve.
“I ka borxh Maqedonia sepse ka shku edhe atje edhe i ka përça shqiptarët mes veti. Për mu kryeministri Kurti është një mashtrues dhe përçarës i shqiptarëve”, ka thënë ajo në “Politiko”.