Kurti: Po e largojmë taksën 10% për veturat nga BE

Aktuale

Kurti: Po e largojmë taksën 10% për veturat nga BE

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 07:04
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim elektoral në Gjakovë, ku ka shpallur disa zotime kyçe për zhvillimin e infrastrukturës dhe lehtësira për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e Gjakovës si një qytet i punës, dijes dhe historisë, ndërsa ka listuar disa projekte që synon të realizojë në mandatin e ardhshëm:

🔴 Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë – Durrës, duke përfshirë segmentin Gjakovë – Shkodër;
🔴 Përfundimi i rrugës Dollc-Gjakovë dhe Kijevë-Zahaq, si dhe rrugës së Dukagjinit, që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun;
🔴 Heqja e taksës doganore prej 10% për veturat nga BE, si dhe kufizimi 10-vjeçar për veturat e importuara;
🔴 Programi "Anembanë" për transport publik, që parashikon biletë të integruar mujore prej 10 euro për udhëtimet në mbarë Kosovën.

Në tubimin madhështor, ku u panë qindra mbështetës të Vetëvendosjes, Kurti dhe figura të tjera të partisë u pritën me ovacione dhe brohoritje. Atmosfera u dominua nga flamujt kuq e zi dhe mesazhet e fushatës, me theks të veçantë në qeverisjen e tij dhe planet për të ardhmen.

Me afatin e zgjedhjeve që po afrohet, Kurti po përforcon mesazhet e tij për transformimin ekonomik dhe modernizimin e vendit, ndërsa synon të sigurojë një mandat tjetër në krye të qeverisë./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat