Familja e Haki Imerit parashikojnë një mandat të tretë për Albin Kurtin.
Përmes një shkrimi në Facebook, ata deklarojnë se kryeministri dhe ministrja e Jashtme po e thonë të vërtetën, dhe këtë e dëshmojnë sulmet verbale dhe fizike nga elementë kriminalë, të maskuar me petkun politik dhe patriotizmin rremë.
Sipas tyre, ata që e sulmojnë kryeministrin fshehin dhe nuk mund të fshihen përgjithmonë.
“Qeveria Kurti 3
-Kryeministri dhe ministrja e Jashtme po e thonë të vërtetën, dhe këtë e dëshmojnë sulmet verbale dhe fizike nga elementë kriminalë, të maskuar me petkun politik dhe patriotizmin rremë.
-Këta individë e sulmojnë Kryeministrin dhe ministren vetëm sepse ata guxojnë të flasin hapur realitetin për ata që mburren me arritje që nuk i kanë bërë, dhe përpiqen të fshehin pasurinë e paligjshme të përvetësuar në kurriz të popullit.Nuk mund te fshehin dhe mshefen pergjithmonë”, shkruhet në shkrimin e tyre.
Në fund, ata japin ‘parashikimin’ pas 9 shkurtit.
“-Dhuna dhe konfrontimi politik nuk kanë dhënë rezultate në të kaluarën dhe nuk do të sjellin rezultate as tani.
Pas 9 shkurtit, është e domosdoshme që Byroja për konfiskimin e pasurisë se paligjshme të bëhet funksionale dhe institucionet përgjegjëse për administrimin e saj te reformohen .
-Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet të themelohet një Task-Forcë e re që do të ndjekë dhe luftojë të gjitha format e krimit me vendosmëri”, përfundon familja Imeri.