Tha se Radoiçiqi u kthye me armë në qeverinë Kurti, Haradinajt i vjen kundërpërgjigjja “e ashpër” - i kujtojnë këtë gjë nga e kaluara

Aktuale

Tha se Radoiçiqi u kthye me armë në qeverinë Kurti, Haradinajt i vjen kundërpërgjigjja “e ashpër” - i kujtojnë këtë gjë nga e kaluara

Nga: N.E Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 08:52
Albin Kurti- Ramush Haradinaj

Kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës sa e ka udhëhequr qeverinë e vendit, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar Milan Radojçiqin, për një situatë të caktuar.

Ai ka thënë se është bërë edhe bastisje në shtëpinë e tij, dhe se nga koha kur ishte kryeministër, Radojçiqi s’u kthye në Kosovë.

Por, siç tha kreu i AAK-së, krimineli serb u kthye me armë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Unë e kam pritur Radojçiqin si ky që e ka pasur ministër Rakiqin dhe e ka Rashiqin. E kam pritur si zyrtar, atëherë nuk ka qenë ky që është sot. E ka lëshuar qeverinë e Kosovës edhe Lista Serbe, kur i kemi votuar ligjet e ushtrisë. Gjatë kohës së qeverisjes sa kam qenë kryeministër, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar për një situatë të caktuar, i kanë shkruar në shtëpi me bastisje e që atëherë Radojçiqi s’ka qenë në Kosovë, nga qeveria ime pra. Në kohën e këtyre, është kthyer me armë, por para se të kthehej me armë, e ka ndërtuar edhe një vilë atje të re në kohën e qeverisë Kurti, e këta e kanë lavdërimin e tyre që e kemi ndjek”, ka deklaruar Haradinaj.

Një reagim ndaj tij ka bërë analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili thotë se Haradinaj ka harruar se kur ka qenë kryeministër e ka pritur në zyre Radojçiqin.

Sipas tij, qenkan dy të atillë dhe e përdorin sipas nevojës

“Haradinaj tha se Milan Radojciq u kthye me armë në qeverinë Kurti, sa mirë që nuk e paska vrarë dikë brenda qeverisë së Kosovës! Por, z. Haradinaj nuk tregoi se cilës rrugë i ka ra dhe nga cila derë ka hyrë Radoiciqi kur ka hyrë në Kosovë?! Ndoshta ka fluturuar kur askush nuk e ka parë. Por, z.Haradinaj sikur paska harruar se kur ai u bë kryeministër mbi tetë orë e ka pritur “Srpska listën” për ta votuar atë për kryeministër. Pra, z. Haradinaj sikur paska harruar se kur ai ishte kryeministër po Milan Radojciqin e priti në zyrën e tij në Kryeministri dhe për këtë pritje Haradinaj kishte dhënë sqarim shumë të çuditshëm duke theksuar se “E kam pritur si zyrtar, atëherë Radojçiqi nuk ka qenë ky që është sot”, domethënë sipas tij qenkan dy Radojçiqa të cilin e përdorim sipas nevojës”, ka shkruar Maxharraj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat