Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Aktuale

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 15:21
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë që këtë vit do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit.

Sipas Muratit, kjo po ndodhë për herë të parë, pas 25 vitesh.

“Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit. Për herë të parë pas 25 vitesh”, ka shkruar ministri.

Ai tutje ka thënë “Falënderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat