​Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet

Aktuale

​Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 16:17 Përditësuar në ora: 17:22 më 01.02.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

​Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Policia nuk ka gjetur asgjë në çantën që u gjet në një pjesë të Rrugës B në kryeqytet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se informata për mjet dyshues në rrugën “Jakov Xoxa”  është pranuar rreth orës 14:00.

Derisa pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk  bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Dyshime për mjet shpërthyes në Rrugën B, policia në vendin e ngjarjes

Dyshimet për  mjet shpërthyes (bombë) në rrugën B të kryeqytetit mobilizuan zyrtarët policor pasditen e së shtunes.

Ajo thuhet të ishte vendosur pranë një veture.

E cila u largua minuta më parë.

Sipas informacioneve të fundit, pas lokalizimit të saj, po priten njësitë e deminimit për të vazhduar tutje hetimet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat