I ftuar në Info Magazinë, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka treguar se cila do të jetë qasja e LDK-së ndaj draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Por, fillimisht foli për çasjen e kryeministrit Kurti për këtë dokument.
“Ky i ndërron fjalët, madje i ndërron në shkallën 180, prej jo, po dhe prej po, jo. Kryeministri i Kosovës në Kuvend ka thënë se ky dokument i BE, drafti është në frymën e Kushtetutës, e ka thënë se e ka pranuar. E thotë edhe Lajçak se ai ka insistuar ta nënshkruaj. E ka pranuar pastaj ka ndryshuar fjalët, është non paper”, tha Hamiti.
Ai tutje shtoi se: “Kjo qeveri ka bërë dëme do të shohim sa do të jetë e mundur të riparohet. Ne do t’i kthehemi bashkëpunimit me Aleatët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti si dhe me vendet e BE-së”.
Ai ndër të tjerash theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë traditën për ruajtjen e raporteve me SHBA-të.