Lumir Abdixhiku: “9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri!”

Aktuale

Lumir Abdixhiku: “9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri!”

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Në tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët e LDK-së nga Vitia: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu dhe Lumbardh Salihu, të cilëve Abdixhiku u uroi suksese në zgjedhje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në qytetin e Vitisë, duke dhënë një mesazh të qartë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me pjesëmarrje të madhe dhe entuziazëm në sheshin e qytetit, Abdixhiku e quajti këtë një "rikthim historik" të LDK-së.

"Një tubim i jashtëzakonshëm, një atmosferë e fuqishme dhe një mesazh i qartë: 9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri!" – shkroi ai në një postim në Facebook.

Duke shpalosur programin e tij politik, Abdixhiku u përqendrua në zhvillimin ekonomik, mbështetjen për fermerët, investimet në infrastrukturë dhe teknologji moderne. Ai theksoi se Kosova nuk mund të mbetet peng i stagnimit dhe krizave të njëpasnjëshme për shkak të mungesës së vizionit qeverisës.

"Qytetarët gjithandej vendit duan zhvillim, duan mbështetje për ekonomitë lokale, duan investime në infrastrukturë, dhe duan një të ardhme që u garanton mundësi, jo pengesa. Dhe këtë mund ta sjellë vetëm LDK-ja me programin ‘Rruga e Re’ dhe me ekipin tonë profesionist e të përkushtuar," u shpreh ai.

Në tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët e LDK-së nga Vitia: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu dhe Lumbardh Salihu, të cilëve Abdixhiku u uroi suksese në zgjedhje.

"Ndryshimi është afër! Shihemi në fitoren e madhe më 9 shkurt!" – përfundoi ai, duke dhënë sinjalin për një garë të fortë elektorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat