Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Vushtrri. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është koha të ndërtohen ura të zhvillimit për një të ardhme më të mirë.
Para simpatizantëve në Vushtrri, Krasniqi tha se e ardhmja fitohet me punë, besim, guxim dhe njerëz që e mbajnë fjalën.
Krasniqi: Bedri Hamza, lider që mban fjalën
“Ju vushtrrias jeni mjeshtër të ndërtimit, jo vetëm të urave e të kalave, por të vet historisë, e tash populli i Kosovës ka nevojë për një urë të re, një urë drejtë, një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, më të mirë. Sot, Kosova e ka njeriun që i duhet, prandaj ka nevojë për mbështetjen tuaj, ai është Bedri Hamza, një njëri i ndershëm, një profesionist i dëshmuar, një patriot që gjithmonë ka punuar për Kosovën, një familjar që i di hallet e secilës shtëpi, por mbi të gjitha një lider që mban fjalën”, tha Krasniqi.