Halil Geci befason me deklaratën për LDK-në: Tradhtia e dyfishtë: SHIK-u dhe PDK-ja në sulmojnë…!

Aktuale

Halil Geci befason me deklaratën për LDK-në: Tradhtia e dyfishtë: SHIK-u dhe PDK-ja në sulmojnë…!

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:47
Halil Geci

Halil Geci, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ka bërë një reagim në lidhje me LDK-në dhe kryesinë e saj.

Ai u shpreh shumë kritikë ndaj saj, derisa përmendi bashkëpunimet e dikurshme me PDK-në, si dhe veprimtarinë e Isa Mustafës dhe disa që u zgjodhën në kryesi, pas vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

“E gjithë kryesia e LDK-së, e përbërë nga një kastë tradhtarësh dhe oportunistësh, ishte e kapur nga SHIK-u dhe njerëzit e tij, si Xhavit Haliti dhe Polarët e Brojës. Këta individë, atëherë dhe tani, kanë qenë alfa dhe omega e krimeve dhe tradhtive ndaj Kosovës.

Pse duhej të eliminoheshin rugovistët e vërtetë?

Sepse Kosova ishte shitur qysh moti, që nga rekrutimi i Hashim Thaçit dhe strukturave të LPK-së nga shërbimet franceze”, shkroi ndër të tjera Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Tradhtia e dyfishtë: SHIK-u dhe PDK-ja në sulmojnë – LDK na braktis

“Kur të thuash të vërtetën, përgatitu të mbetesh vetëm.”

Që nga vdekja e Presidentit Rugova, pasardhësit e tij brenda LDK-së nisën një gjueti të egër kundër mbështetësve të vërtetë rugovistë. Kjo ndodhi nën ndikimin dhe direktivat e SHIK-ut dhe individëve të infiltruar në parti, të cilët LDK-në e kishin kapur plotësisht. Ata përdorën të gjitha metodat e mundshme për të neutralizuar rugovistët: disa i disiplinuan me dhunë, disa i eliminuan fizikisht, ndërsa të tjerëve ua mbyllën gojën me shantazhe dhe kërcënime.

Disa nga këta individë, që fillimisht mund të ishin kundërshtarë të SHIK-ut, më vonë u shndërruan në shërbëtorët më të bindur të tij. Ata që i shpëtuan vdekjes, por u përballën me atentate, u detyruan të heshtin dhe t’u binden urdhrave. Një nga shembujt e tillë është Agim Veliu dhe Sabri Hamiti, të cilët, pas presionit dhe kërcënimeve, u kthyen në bashkëpunëtorë të SHIK-ut. Ejup Visokën tentuan ta vrisnin, por ai nuk u dorëzua. Megjithatë, me ndihmën e Agim Veliut, ai u përjashtua nga partia për të cilën kishte dhënë gjithçka, madje edhe ishte plagosur.

Në këtë skenar të tradhtisë, Lutfi Haziri, i biri i një ish-marksist-leninisti, u bë vegël e SHIK-ut. Ai nuk ishte asgjë më shumë se një ekzekutues i urdhrave të rrjetit kriminal me bazë në “Drenicën Heroike”, të udhëhequr nga Polarët e Brojës dhe i monitoruar nga Ferizaj nga Elmi Reçica. Ky rrjet e mbante Luten në krye të LDK-së për sa kohë që ai u shërbente interesave të tyre.

E gjithë kryesia e LDK-së, e përbërë nga një kastë tradhtarësh dhe oportunistësh, ishte e kapur nga SHIK-u dhe njerëzit e tij, si Xhavit Haliti dhe Polarët e Brojës. Këta individë, atëherë dhe tani, kanë qenë alfa dhe omega e krimeve dhe tradhtive ndaj Kosovës.

Pse duhej të eliminoheshin rugovistët e vërtetë?

Sepse Kosova ishte shitur qysh moti, që nga rekrutimi i Hashim Thaçit dhe strukturave të LPK-së nga shërbimet franceze. Me rugovistët në skenë, kjo skemë nuk mund të realizohej kurrë. Rugovistët nuk do të pranonin kurrë:

 • Zajednicën me kompetenca ekzekutive, një “shtet brenda shtetit”;

 • Tjetërsimin e pasurisë së Kosovës;

 • Dorëzimin e 40 manastireve serbe me ekstra territore;

 • Kalimin e gjashtë komunave serbe të jugut nën autoritetin e veriut;

 • Shitjen e Çakorrit dhe Zhlebit.

LDK-ja e kapur nga tradhtarët duhej të largonte sa më shpejt rugovistët, sepse programi i vërtetë i kësaj partie ishte pengesa kryesore për realizimin e këtyre marrëveshjeve. Prandaj, me direktivat e UDB-së dhe të shërbimeve të tjera, përmes njerëzve të rekrutuar si Isa Mustafa, u përgatit skenari për eliminimin e Presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Ashtu ndodhi: u vranë shumë patriotë, dhe në vijën e parë ishim ne, vëllezërit Geci. Dy vëllezër tanë u plagosën, ndërsa u vranë Besim Dajaku Besim Kastrati, Haki Imeri, Xhafer Behrami me djalin e tij. U plagosën Jetullah Behrami dhe vajza e tij u plagos Sejdi Koca, u rrahë për vdekje Ismet Veliçi.

Dëshmia e vëllait tonë në Hagë, i cili u përballë me urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve, u pasua nga një fushatë denigruese në muret e Prishtinës, ku u shkruan fyerje si: “Fadil Geci, i biri i shkinës”.

Dhe në mes të gjithë kësaj tragjedie, LDK-ja heshti. Nuk u gjet asnjë zyrtar i saj për të dhënë qoftë edhe një përkrahje morale.

Pyes lexuesit e mi:

A nuk e meriton LDK-ja e sotme të gjykohet për heshtjen e saj?

Si ka mundësi që zëri i saj dëgjohet vetëm kur flet Isa Mustafa apo Hashim Thaçi?

A nuk është kjo tradhtia më e madhe që i është bërë Kosovës dhe atyre që ranë për të?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat