Abdixhiku në Hajvali: E gjithë Prishtina bastion i LDK-së

Aktuale

Abdixhiku në Hajvali: E gjithë Prishtina bastion i LDK-së

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 20:39
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë pamjet e pritjes masive të qytetarëve në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se “Prishtina po kthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!”

“Tjetër pritje madhështore. Këtë herë në lagjen Hajvali të Prishtinës! 

Tubimet e Kryeqytetit, nëpër çdo lagje, janë bërë me pjesëmarrje të paparë në shumë kohë.

Prishtina po rikthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës! Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!” – tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat