Gjuajtje me armë në Prishtinë

Aktuale

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 21:13 Përditësuar në ora: 21:49 më 01.02.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjuajtje me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.

Më tej, Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Para pak minutash, një konflikt i armatosur ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku të pranishme kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Deri më tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat