Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte sot i pranishëm në tubimin e mbajtur në Mitrovicë.
Kurti, në një postim në Facebook, ndau me ndjekësit fjalimin e tij para paravotuesve potencial.
Postimi i plotë:
Sot kushdo, kurdo mund të shkojë andej Ibrit, të rrijë, të kthehet, të rikthehet për punë, për pushim, për qejf. E sonte nga sheshi i qytetit të Mitrovicës, “Mehë Uka”, zotohemi për:
Ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë dhe gjashtë poliklinikave specialistike në gjashtë komuna;
Përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në pranverë dhe të punimeve në Stadiumin “Adem Jashari” në fillim të vitit të ardhshëm;
Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shoqërore me të cilin do të mbulohet pagesa për pushimin e lehonisë dhe prindëror si dhe pagesa në rast të humbjes së vendit të punës;
Deri në 100 milionë euro buxhet për Listën e Barnave Esenciale dhe për listë të rimbursueshme të barnave jashtëspitalor – që do të bëhet për herë të parë.