Rasti “Thaçi dhe të tjerët” pauzon këtë javë, Specialja shpall aktvendimin për “Januzin dhe të tjerët”

Aktuale

Rasti “Thaçi dhe të tjerët” pauzon këtë javë, Specialja shpall aktvendimin për “Januzin dhe të tjerët”

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 00:02
Foto Ilustrim BOTA SOT

Pas disa javësh me seanca ku u dëgjuan disa dëshmitarë, Gjykata Speciale do të pauzojë për një javë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Në vend të kësaj, Specialja do të shpallë aktvendimin për marrëveshjet rreth pranimit të fajësisë për rastin “Januzi dhe të tjerët”.

Gjatë javës që po lëmë pas, Gjykata Speciale njoftoi se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja ka dorëzuar njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve.

Siç është parashikuar më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njofton për përmbledhjen e listës së dëshmitarëve të saj.

“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë (6) dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.

Gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se parashikonte të thërriste 11 dëshmitarë në gjykatë në periudhën shkurt-prill të vitit 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat