Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Aktuale

Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 00:19 Përditësuar në ora: 00:32 më 02.02.2025
Ilustrim

Viktimat në Gjakovë janë të kësaj moshe, ja mbiemrat e tyre

Tre të rinjë kanë humbur jetën tragjikisht sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës.

Një objekt i pabanuar është rrëzuar papritmas duke zënë tre të rinjtë që ndodheshin brenda në momentin tragjik.

Sipas mediave, tre viktimat ishin në vitin e parë të shkollës se mesme.

Viktimat janë nga familja Rama, Morina dhe Mehmeti.

Flasin nga Policia

Tre të rinj kanë vdekur në Jabllanicë të Gjakovës.

Lajmin për media e ka konfirmuar major Milazim Lumi.

“Aktualisht jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, por mund të konfirmoj se vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Lumi.

Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës.

Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të.

Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.

Objekti ishte i pabanuar, ndërsa në të kaluarën ishte shitore e fshatit.

Raportohet se tre viktimat janë nga tri familje të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat