Një tragjedi e madhe ndodhi mbrëmë në Gjakovë.
Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Viktimat janë: Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, ka njoftuar policia.