Tragjedia në Jabllanicë, Hoxhaj iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Aktuale

Tragjedia në Jabllanicë, Hoxhaj iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 10:01
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Hoxhaj, shprehu dhimbjen e tij për këtë ngjarje të rëndë, duke e cilësuar atë si një tragjedi që ka tronditur të gjithë.

“Lajmi për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë na ka tronditur të gjithëve. Një ngjarje e rëndë që ka marrë jetët e pafajshme të të rinjve, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të thellë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre dhe gjithë Gjakovës,” ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat