Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të miturve në Jabllanicë

Aktuale

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të miturve në Jabllanicë

Nga: A.SH Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 10:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime mbi vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.

Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat