Elezi: Kemi dhjetëra aplikime për akreditim të mediave të vendit dhe ndërkombëtare

Aktuale

Elezi: Kemi dhjetëra aplikime për akreditim të mediave të vendit dhe ndërkombëtare

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 10:46
Valmir Elezi

Valmir Elezi, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka folur për aplikimin për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ka interes goxha të shtuar si nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.

“Aktualisht është duke vazhduar periudha për aplikimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellur nga afër zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

“Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare përfundon më 4 shkurt 2025”.

“Deri tani mund të themi se kemi pranuar dhjetëra aplikime, nga mediat si nga vendi, rajoni dhe shtete të ndryshme”, ka thënë Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat