Shoshi: Fatkeqësi që qeveria Kurti nuk e solli asnjë njohje për katër vjet

Aktuale

Shoshi: Fatkeqësi që qeveria Kurti nuk e solli asnjë njohje për katër vjet

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:04
Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi, kandidatja për deputete e PDK-së, ka përmendur disa prej dështimeve të kryeministrit Albin Kurti në politikën e jashtme për katër vjet sa ishte në qeveri.

Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo theksoi se vendit i duhen njohje të reja, dhe i duhet që t’i hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Është fatkeqësi sepse ne jemi një vend që për plot katër vite nuk kemi arritur të pasim asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizite nga presidenti i ShBA-së, apo nga president të shteteve të tjera siç jemi mësuar të shohim në vitet sa kane udhëhequr partitë tjera”.

“Pra, është fatkeqësi për vendin tonë, shpresojmë se qytetarët vetëm e kanë marrë mësimin dhe më 9 shkurt do të vendosin fitoren për Kosovën tonë, fitoren e një shteti që fuqizohet në subjektivitin ndërkombëtar, të një Kosovë që ka njohje, të një Kosovë  që nuk ka masa të BE-së, një Kosovë që njihet si shtet demokratik edhe nga pesë vendet tjera të BE-së, edhe nga vende të tjera të kontinenteve të tjera që Kosova ka nevojë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat