Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka shprehur ngushëllime për tre të rinjtë që vdiqën në Jabllanicë të Gjakovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në momente si këto qëndrojnë pranë familjeve për të ndarë dhimbjen me ta.
“Dhimbje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe”.
“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka thënë Krasniqi.