Koalicioni për Familjen ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Eman Rrahmani.
“Njoftojmë opinionin që me rastin e kësaj ngjarje të rëndë e tragjike me përmasa kombëtare kemi anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme”, ka shkruar Rrahmani.
Shprehim ngushllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina me rastin e ndërrimit tragjik të jetëve të djemve tanë e të tyre duke e lutur Zotin e Madhërishëm që t’ua shton durimin dhe besimin, të merr në ngrohtësin e tij shpirtrat e të rinjëve dhe të zbutë me mëshirën e tij dhembjen e pamatshme të gjithë Kosovës e Shqiptarisë.
Njoftojmë opinionin që me rastin e kësaj ngjarje të rëndë e tragjike me përmasa kombëtare kemi anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.
Koalicioni për Familje