Iu vu flaka me benzinë posterit të Kurtit në Skenderaj, policia nis hetimet

Aktuale

Iu vu flaka me benzinë posterit të Kurtit në Skenderaj, policia nis hetimet

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 16:03
Posteri i Albin Kurtit

Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur.

Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.

Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se hetuesit policorë në kuadër të  Stacionit Policor në Skenderaj, në  koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.

Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat