Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, në emër të kësaj partie, ka shkuar pranë familjeve të tre djemve të Jabllanicës për të shprehur ngushëllime.
Këtë e bëri të ditur vetë Beqa i cili ka ndarë edhe disa fotografi në Facebook.
“Dhimbja që këto familje po përjetojnë është e papërshkrueshme dhe ne qëndrojmë pranë tyre, me zemër dhe me shpirt, në çdo moment të kësaj periudhe të vështirë”, ka shkruar deputeti.
“Sot, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, qëndruam pranë familjeve të tre djemve të Jabllanicës së Dushkajes për t’u shprehur ngushëllimet tona më të thella. Dhimbja që këto familje po përjetojnë është e papërshkrueshme dhe ne qëndrojmë pranë tyre, me zemër dhe me shpirt, në çdo moment të kësaj periudhe të vështirë. Në këto momente të errëta, solidariteti dhe forca jonë janë më të rëndësishme se kurrë. Zoti ju dhashtë force”, ka shkruar më tej Beqa.