Abdixhiku: Thirrja dhe kushtrimi është i njëjtë, Kosova ka nevojë për LDK-në

Aktuale

Abdixhiku: Thirrja dhe kushtrimi është i njëjtë, Kosova ka nevojë për LDK-në

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 18:35
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në tubimin me banorët e Kçiqit të madh të Mitrovicës, ka thënë se e ardhmja i pret veprimet e LDK-së.

“Jemi në një momentum të rëndësishëm politik jo vetëm si shtet, por sidomos si Lidhje Demokratike e Kosovës.

Ka kohë që e keni kërkuar një LDK që përbashkon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që ecë me popullin, ka kohë që keni kërkuar një LDK që dëgjon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që vendos”, tha Abdixhiku.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë këtë LDK, ta duan dhe të punojnë për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat