Abdixhiku nga Obiliqi mesazh për Kurtin: Tabelat qeveritare nuk bëjnë sofra familjare

Aktuale

Abdixhiku nga Obiliqi mesazh për Kurtin: Tabelat qeveritare nuk bëjnë sofra familjare

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 19:25
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurtit as në Obiliq.

Ai në tubimin e radhës me qytetarë ka përkujtuar shefin aktual të Ekzekutivit, se hallet e popullit nuk zbuten me ofendime elektorale dhe luftëra imagjinare.

Abdixhiku: Hallet e popullit nuk zbuten me ofendime

“Pse je në pushtet i rrethuar me përcjellës e autokolonë veturash, nuk do të thotë se rryma është më lirë në Evropë dhe ti vështron sesi çmimet rriten, e ti vështron sesi punët nuk hapen e ti mashtron. Tabelat qeveritare nuk bëjnë sofra familjare. Faturat e dimrit nuk mbulohen me shpërthime euforike të piskamave elektorale. Hallet e popullit nuk zbuten me ofendime elektorale, e problemet e qytetarëve nga shkolla, shëndeti, rruga, rroga nuk tjetërsohen me ndërtimin e luftërave imagjinare”, ka theksuar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat