Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në Lipjan prej nga nuk kanë munguar batutat në adresë të subjekteve opozitare.
Kandidati për deputet Glauk Konjufca kësaj radhe i “është kapur” opozitës për kandidaturat e kryetarëve të komunave për zgjedhjet e shkurtit.
Konjufca: Çka është ky mashtrim?
“A i keni parë partitë tjera politike i kanë vendosur nëpër lista të zgjedhjeve kryetarët e komunave. Vetëvendosje i ka 6 anëtarë të komunave. A kishim mund edhe ne t’i vendosim. Shumë lehtë ka qenë dhe secilin që po e pyesim po thonë - jo s’do të shkoj në Parlament do të qëndrojë. Çka është ky mashtrim kështu? Kjo është sikur të porositësh miell e të të del byk”, ka thënë ai.