Xhelili i PDK’së pas tubimit masiv në Lipjan: Si në kohën e Thaçit

Aktuale

Xhelili i PDK’së pas tubimit masiv në Lipjan: Si në kohën e Thaçit

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 20:25
Pamje nga tubimi

Kandidati i PDK’së për deputet në zgjedhjet parlamentare, Selver Xhelili, ka vlerësuar lart pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Xhelili, i cili gjendet me numrin 83 në listën zgjedhore të PDK’së, tha se PDK’ja po kthehet sikurse në kohën e ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Hashim Thaçit.

“Lipjani sot masivisht e konfirmoi se mund të qeveriset ma mirë me Bedri Hamzën. Në këtë tubim madhështor dhe kudo ku po shkoj, e vërej një atmosferë, entuziazëm e mobilizim të paparë për PDK-në. PDK po kthehet në qeverisje. Fuqishëm. Si në kohën e para Pavarësisë së Kosovës, me Hashim Thaçin. Edhe Lipjani e dëshmoi sot kthimin e madh të PDK-së”, tha Xhelili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat