Kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka deklaruar se Kosova me Shqipërinë duhet të eliminojë të gjitha barrierat e të ndërtojë raportin më të lartë institucional.
Sipas Hamzës, nuk duhet të përzihen asnjëri vend në politikën e brendshme se kush të zgjidhet kryeministër, por raportet të jenë të shëndosha mes dy vendeve.
“Me Shqipërinë ne kemi tjetër relacion, duhet të kemi raporte të jashtëzakonshme. Të eliminohen të gjitha barrierat e bashkëpunimit, edhe ligjore edhe burokratike, edhe të përmirësohet infrastruktura në rrugë, të hapen pikan të reja, vendkalime të reja, të lidhen me hekurudhë, të shfrytëzojmë portet e Shqipërisë për qëllime ekonomike. Duhet me pas relacione të mira mes qeverive të vendit. Ne nuk e zgjedhim kryeministrin e Shqipërisë e zgjedhin qytetarët atje, edhe kryeministrin në Kosovë e zgjedhin qytetarët këtu. Por ne jemi të obliguar që të kemi raporte institucionale në raportin më të lartë”, tha Hamza në Rubikon.
Hamza më tej tha se raporte të mira duhet të kemi jo vetëm me Shqipërinë por edhe të gjitha vendet tjera të rajonit e të hapet perspektiva për jetën më të mirë të qytetarëve.