Abdixhiku në Vrellë të Istogut: Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak

Aktuale

Abdixhiku në Vrellë të Istogut: Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka qenë sonte në Vrellë të Istogut, ku sipas tij, në temperaturë rreth zero gradë, janë pritur zjarrtë.

Abdixhiku është shprehur përmes një postimi në Facebook se po shkojnë për fitore dhe sipas tij, asgjë më pak.

“Si ta shpjegojm ndryshe, veçse dashni, kur në ora 21:30 të mbrëmjes, në temperaturë rreth zero gradë, na prisnin kaq shumë e kaq zjarrtë në fshatin Vrellë të Istogut”.

“LDK është dashni! Dhe me kaq dashni, gjithçka po bëhet e qartë. Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak! Ilir, të lumtë kampion. Kandidatëve, suksese”, ka shkruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat