Edhe pse kufijtë e tjerë janë zbrazur nga kolonat e gjata të udhëtarëve pas kthimit të mërgimtarëve nga pushimet dimërore, Bllaca ka mbetur një ankth i vazhdueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Për më shumë se 7 muaj, ata po përballen me keqtrajtimin e vazhdueshëm në këtë pikë kufitare, duke u ndeshur me pritje të gjata dhe kushte të papranueshme.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe ka rënduar përjetimin e qytetarëve që kalojnë në këtë kufi. Pavarësisht këtyre problemeve të vazhdueshme, autoritetet kompetente, përfshirë zëvendësministrin Astrit Iseni, vazhdojnë të mbeten në heshtje.
Asnjë reagim zyrtar nuk është dhënë për të adresuar këtë situatë.