Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, ka vizituar shtëpinë e modës “Walone” në Prishtinë.
Paçarizi tha se me vizionin konkret të PDK-së për zhvillimin ekonomik, bizneset private do të përfitojnë lehtësira gjatë veprimtarisë.
“Me kënaqësi vizitova shtëpinë e modës “Walone” në Prishtinë, me pronar bashkëqytetarin tim, Valon Osmani, që ka arritur ta krijoj një biznes të suksesshëm me eksport të jashtëzakonshëm në gjithë botën.
Me vizionin konkret të PDK-së për zhvillimin ekonomik, bizneset private do të përfitojnë lehtësira gjatë veprimtarisë, pasi janë ndër akterët kryesor për krijimin e vendeve të punës”, u shprehi 89-shi i PDK’së.