Andreas Schwarz, deputet i Bundestagut nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), ka shprehur mbështetjen për Qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Schwarz mori pjesë në tubimin elektoral të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qytetin e Ferizajit, ku edhe mbajti një fjalë rasti.
Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi mbështetjen për punët e mbara të qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Kurti.
Schwarz ka inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit, për përparimin e mëtejshëm të vendit.