LDK e sigurt për fitore, Mustafa: Presim që më 10 shkurt Abdixhiku të shpallet kryeministër

Aktuale

LDK e sigurt për fitore, Mustafa: Presim që më 10 shkurt Abdixhiku të shpallet kryeministër

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 07:07
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet më 9 shkurt dhe se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të shpallet kryeministër i Kosovës një ditë më pas.

“Ne presim t’i fitojmë zgjedhjet më 9 shkurt dhe më 10 shkurt Lumir Abdixhiku të shpallet kryeministër i Kosovës. Jo për ego të tij apo tonën, por sepse programi ‘Rruga e Re për Kosovën’ ka një vizionar, një njeri që i ka dhënë frymë atij programi. Pa Abdixhikun, ky program nuk do të mund të realizohej”, ka deklaruar Mustafa në Debat Plus.

Ai ka shtuar se LDK është e përkushtuar që ta zbatojë këtë program me Abdixhikun në krye të qeverisë. Ai ka theksuar se mundësia për koalicion me një parti si Lëvizja Vetëvendosje është e pamundur, pasi kanë një hendek të thellë, veçanërisht me kryeministrin aktual Albin Kurti.

Mustafa ka shtuar se ky hendek ka të bej me gjuhën e Kurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat